Po, në shumë raste është e mundur, por varet nga statusi juaj, leja e qëndrimit dhe forma juridike që dëshironi të hapni. Ne mund t’ju ndihmojmë të kuptoni cilat mundësi keni.
Kjo varet nga biznesi juaj, rreziku, kapitali, plani i zhvillimit dhe mënyra si dëshironi të punoni. Për biznese më të vogla, Einzelfirma mund të jetë më e thjeshtë. Për një paraqitje më profesionale dhe strukturë më të qartë, GmbH shpesh është zgjedhje e mirë.
Po. Çdo firmë duhet të mbajë dokumentet, faturat, shpenzimet dhe të ardhurat në mënyrë të rregullt. Për GmbH, kontabiliteti është veçanërisht i rëndësishëm.
Po. Pas hapjes së firmës, ne mund të kujdesemi për kontabilitetin, pagat, MWST/TVSH, tatimet, raportet financiare dhe administratën e përgjithshme.
Shumë hapa mund të organizohen online. Dokumentet mund të dërgohen me e-mail ose WhatsApp. Për disa procese mund të nevojiten edhe hapa zyrtarë, varësisht nga forma juridike.